14:59 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrëfimi emocional i aktorit kosovar, tregon si e la vendlindjen gjatë luftës për të shpëtuar nga serbët

Ndonëse lufta ka dy dekada që ka kaluar, plagët dhe kujtimet e errëta të saj nuk harrohen asnjëherë.

Është aktori kosovar, Fisnik Ademi ai që përmes një rrëfimi ka përshkruar në mënyrë emocionale, largimin e familjes së tij nga vendlindja drejt Malit të Zi në mënyrë që të shpëtonin nga armiku serb.

Kjo ngjarje që ka shpalosur mes fjalëve që shprehin dhimbje, ka ndodhur pikërisht më 6 maj të vitit 1999.

Lexojeni rrëfimin prekës të aktorit:

6 Maj 1999 ,Mitrovicë 
Mëngjes i hershëm, ende pa lind dielli, vendosëm ta provojmë fatin dhe të dalim në stacion të autobusëve, në pritje të ndonjë relacioni Mitrovicë-Podgoricë.
Ishte vendim i babit që të udhëtojmë për Mal të zi, pas plot dështimeve që patëm në përpjekje të shpëtojmë nga gjitha ato tortura, ikje, fjetje në male, ecje deri në hymje të Prizrenit dhe kthim mbrapa, qëndrim në kamp në dalje të Pejës për 2 javë, pa ushqim me ditë të tëra, përjetime të vrasjeve të civilëve në rrugë gjatë kolonës Mitrovicë-Skënderaj-Xërxë-Prizren-Gjakovë-Deçan-Pejë-Mitrovicë.

5 Maj i thash babit që une po dal me një grup malit për Mal të zi, ishte kategorikisht që unë të mos ndahem nga familja.
Ishte vendim i tij që të provojmë fatin e të dalim mëngjesin e hershëm të 06 Maj 1999.
Arritëm në stacion të autobusëve, dhe për fat, ishte rikthy relacioni Mitrovicë-Podgoricë(pas riparimit të urës në Ujman).
Hipem në autobus, paguam biletat , ishin 250 Markat e fundit që kishim, të gjitha i morri shoferi.
Rruga deri në Rozhajë-Mal të Zi zgjati rreth 8 orë. Ishte udhëtim të cilin do ta kujtoj përjetë; Udhëtim të cilin përjetuam, rrahje e torturë pothuajse në të gjitha postblloqet e paramilitarëve dhe ushtrisë serbe, por ishin ato fjalët e arta të një polici malazez në hymje të kufirit të Malit të Zi që nuk do t’i harroj kurrë : Mos u frikësoni, ne jemi policia e Malit të Zi, tashmë jeni të lire, Mirë se erdhët!

Secili nga ne ka përjetime të ndryshme nga lufta, humbje të dashurëve të tyre, humbje pasurisë , zhdukje të familjarëve, të cilët ende sjan zbardhur. Jemi vra e malltretu për më shumë se 120 vjet për me gëzu këtë liri që e kemi sot! 
Prandaj, mos harroni ta vlerësoni lirinë të cilën me plot mund e arritëm dhe ta duani vendin tuaj të cilin me shumë dhimbje e plot sakrifica e ruajtëm.
Lavdi për të gjithë dëshmorët, të cilët dhanë jetën për liri!

We tell our stories from war!
Dhimtën tonë duhet me shpërnda!
Never forget!
Kosovë❤️