75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Rrëfimi i balerinit që u largua nga Ukraina: Kalova 31 orë pa gjumë

Balerini i njohur Maksim Chmerkovskiy ka zbuluar se ka kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni.

42 vjeçari e dha këtë detaj në ‘Instastory’, transmeton Indeksonline.

“Unë jam në Poloni” shkroi Maks në publikimin e tij duke e shoqëruar me një imazh të flamurit të Ukrainës, flamurit polak dhe duarve teksa bën lutje.

Ai më pas u tha ndjekësve se kishte kaluar 31 orë pa gjumë dhe rreth 90 minuta derisa arriti destinacionin e tij përfundimtar.

“Arrita në tren. Po shkojmë në Varshavë Treni për në Lviv nuk ishte opsion, tha ai në Instastory./Indeksonline/