Rrëfimi i dhimbshëm i kosovares që u bë nënë e shoqe për motrën e sëmurë

Albenita 22-vjeçare ka humbur prindërit gati 20 vite më parë. Babai i saj u vra nga serbët ndërsa nëna e saj është e zhdukur.
Kur fotografitë e vajzës e cila atëherë ishte 3-vjeçare bëri xhiron e botës me 7 prill 1999, gazetarët e BILD shkuan ta kërkonin atë, transmeton Indeksonline.
Dhe e gjetën vajzën në Shqipëri vite më vonë. Albenita kishte shkuar me motrën e saj Albionen dhe gjyshen. Me mbështetjen e organizatës së ndihmës BILD “Një zemër për fëmijët”, të tre u sollën në Gjermani më 10 prill.
Në Hamburg, motrat u pranuan nga një familje, u pajisën me rroba të reja dhe kishin shpresë për një jetë më të qetë.
“Nuk mbaj mend shumë, por e di që nuk kisha më frikë në Gjermani dhe na pritën ngrohtësisht, u ndjeva shumë rehat”, tha Albenita tani kur BILD e vizitoi në shtëpinë e saj të re në Itali.
Ajo dhe motra e saj jetojnë me tezen e tyre pesëdhjetë kilometra në veri të Venecias. Vajzat u shpërngulën aty në vitin 2003 pasi gjyshja e tyre vdiq.
Nuk është vetëm historia e jashtëzakonshme e arratisjes që lidh motrat. Albiona vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë. Albenita kujdeset për të gjatë gjithë kohës: “Unë jam motra, mami dhe shoqja e saj më e mirë – kështu duhet të qëndrojë”, përfundoi ajo./Indeksonline/