Rrëfimi i dhimbshëm i Manes: Kur erdha në Evropë, s’kisha para ta telefonoja nënën

Sadio Mane padyshim që është një nga futbollistët më të mirë në botë aktualisht. Ylli i Liverpoolit ka mahnitur edhe këtë edicion duke qenë një nga lojtarët kryesorë që i ka sjellur titullin e Premierligës skuadrës së Klopp.
Por, e kaluara e Manes për të ardhur deri tek ky sukses nuk ka qenë aspak e lehtë. Mane ka rrëfyer se si kur kishte ardhur në Evropë, nuk kishte para që ta lajmëronte as nënën, shkruan Indeksonline.
“Mbaj mend ditën e parë kur arrita në Francë për të bërë teste dhe për të nënshkruar me FC Metz. Nuk kisha asnjë para të vetme që ta telefonoja nënën time për t’i treguar se kam ardhur në Evropë. Të nesërmen disa nga miqtë e mi të skuadrës më nxorën në qytet dhe më paguan një kartë telefoni. E mbaj mend sikur sot telefonatën me nënën. Përshëndetje mami, jam në Francë’. Ajo më tha: ‘ Çfarë, cilën Francë? ‘. Ajo nuk mund ta besonte! Thashë: ‘Francë, në Evropë’. Ajo u përgjigj: ‘ Çfarë do të thuash me Evropë? Ti jeton në Senegal, unë e di që je me xhaxhain tënd këtu. ‘. Unë atëherë thashë ‘po por tani jam në Evropë’. Nëna filloj të qante, ishte e habitur aq shumë.
Nga ajo ditë më ka telefonuar çdo ditë duke më pyetur nëse është e vërtetë kjo. Ajo nuk më besoi derisa një ditë i thashë të shkonte të shihte televizor për të më parë duke luajtur. Ajo më në fund e kuptoi që ëndrra ime ishte bërë realitet” ka thënë Mane./Indeksonline/