18:30 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Rrëfimi i dhimbshëm i nuses së ISIS: Ja ku e kaluam natën e parë të martesës!

Një vajzë e re me nënshtetësi gjermane ka rrëfyer për mediat detajet nga jeta e saj e tmerrshme si bashkëshorte e një luftëtari të ISIS në Siri.

25-vjeçarja Derya O. vjen nga një familje turke që jeton në Gjermani. Ajo u martua me Mario Sciannimanica pasi e njohu luftëtarin e ISIS nga Facebook-u, por që në natën e parë të martesës përjetoi tmerrin e vërtetë.

“Kur e pashë Marion për herë të parë me veshjen e ushtrisë, mjekrën e  tij të gjatë dhe armën , ai u duk shumë i mirë”, rrëfeu ajo.

Derya tregon se pas martesës ata u shpërngulën në Siri. Ata të dy u shpërngulën në Irak, ku edhe lindi djali i tyre i parë në 2015, por ata kishin mosmarrëveshje të shumta dhe kështu u ndanë.

Derya tregon se e kaloi natën e parë të martesës në një dhomë torturuese të mbuluar me gjak.

“Ne u strehuam në një shtëpi që përdorej për tortura, ku kishte pranga të varura në tavan dhe gjak kudo nëpër mure. Ishte shumë e frikshme”, ka treguar Derya.