Rrëfimi i Gani Dreshaj: Nata që më mësoi dallimin mes dy botëve
Gani Dreshaj, kandidat për deputet nga AAK, ka rrëfyer një eksperiencë të paharrueshme nga vitet e rinisë së tij, kur ka udhëtuar me autostop nga Varshava drejt Berlinit. Ai ka treguar se gjatë udhëtimit është marrë nga një familje gjermane, e cila e ka ndihmuar pa pagesë.
Dreshaj ka përshkruar përvojën e tij në Berlinin Lindor dhe përballjen me kontrastin mes jetës nën regjimin komunist dhe kapitalizmit perëndimor. Ai ka treguar se momenti më i vështirë ishte kalimi nga Berlini Lindor në Berlinin Perëndimor, ku është përballur me policinë, e cila i ka dhënë përshtypje shumë agresive dhe frikësuese, duke kujtuar përvojat e tij në Jugosllavi.
“Ka qenë nata kryesore e jetës sime, kur kam filluar të kuptoj dallimin mes një kufiri të komunizmit dhe kapitalizmit,” ka thënë Dreshaj, duke shprehur se ky udhëtim ka qenë një hap i rëndësishëm për të kuptuar lirinë dhe ndryshimet politike dhe shoqërore që ekzistonin në Europë gjatë viteve ’80.
Deklarata e plotë:

