21:34 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi i ish-kryeministrit Berisha: Si u arrestua Fatos Nano

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se si është arrestuar Fatos Nano.

Sipas ish-kryeministrit dosja e Nanos ka ardhur e përgatitur nga Italia dhe është kërkuar dënimi i tij.

‘Dosja e Fatos Nanos ka ardhur e përgatitur nga Italia. Kishte filluar tregtia me jashtë dhe këtë e kishte marrë në dorë Nano. Italianët më pas kanë bërë hetimet. Është diskutuar çështja në grupin parlamentar dhe unë kam thënë se jam president dhe nuk marr vendime. Aty janë bërë diskutime të shumta. Aty u ngrit deputeti Zef Brozi e tha: O arrestohem unë, ose arrestohet Fatos Nano. Më pas u arrestua Nano. Unë besoj që ajo ka qenë dosje korruptive” është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’.