Rrëfimi i ish-trajnerit të Baselit për Shaqirin: Bëjeni këtë me të, dhe ai ”shpërthen”
Ishte dita finale e sezonit, 2009/10 në Superligën zvicerane, dhe të gjithë sytë ishin te Seydou Doumbia.
Lideri i tabelës, Basel ishte në krye vetëm për shkak të golaverazhit më të mirë se Young Boys dhe një barazim do t’ua jepte titullin atyre.
Për Young Boys, një triumf i mundshëm do t’ua sjellte titullin për herë të parë pas 24 vitesh, andaj, ua kishin borxh tifozëve.
Doumbia ishte golashënuesi kryesor i Young Boys me 30 gola – më së shumti në kampionatin elitar zviceran që prej vitit 1988 – dhe aso kohe, kishte shënuar 11 gola në 10 ndeshjet e fundit kampionale.
Nëse dikush do t’ja sjellte titullin Young Boys atëherë do të ishte ai, transmeton IndeksOnline.
Valentin Stocker dhuroi një pasim fantastik për Carlitos që ta vendoste Baselin në epërsi në minutën e 39-të e më pas krosoi te Scott Chipperfield për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve.
Baseli fitoi me rezultat, 2-0 duke e fituar titullin, teksa ndeshja në fjalë ishte frustruese për yllin e lartëcekur, Doumbia.
Një javë më vonë Baseli e fitoi edhe Kupën e Zvicrës, ku doli në pah një lojtar tejet i rrezikshëm, i ri në moshë, i quajtur Xherdan Shaqiri.

”Shaqiri luajti kundër lojtarit më të mirë në kampionatin zviceran”, tha trajneri i atëhershëm i Baselit, Thorsten Fink për Bleacher Report.
”Ne kishim një ‘finale’ ndaj Young Boys dhe ai luajti si mbrojtës i majtë ndaj Doumbias. Doumbia shënoi 30 gola atë sezon dhe ju nuk e patë atë në këtë ndeshje”.
”Shaqiri mund të luajë në çdo pozitë. Kur ai luajti si mbrojtës i majtë, luajti tejet mirë. Gjithashtu edhe si anësor i djathtë. Ai mund të luajë edhe si ’10-sh’. Në fillim, mendoja se ishte mbrojtësi i majtë më i miri që kam parë. Por, ai donte të luante në sulm”.
Shaqiri nuk luajti si mbrojtës i majtë për shumë kohë. Më pas, ai vazhdoi të bëhet lojtari kryesor i Baselit në triumfet e radhës në futbollin zviceran.

”Ai ka nevojë për një trajner që i jep shumë besim. Më pas, ai mund t’i vendosë ndeshjet. Në ndeshjet e mëdha, ai është gjithnjë krucial. Shumë lojtarë të mëdhenj kur luajnë në ndeshje të mëdha, ju nuk i shihni. Por Xherdani i do këto ndeshje”.
”Ka lojtarë që ju tentoni t’i motivoni, por kjo nuk ju ndihmon. Nëse ju e motivoni Shaqirin, por ai ua shpaguan besimin”.
Shaqiri vazhdoi të shkëlqente, derisa në vitin 2012, u transferua te Bayern Munich, ku regjistroi paraqitje të mira, teksa triumfoi edhe në finalen e Champions Leagues nën urdhrat e Jupp Heynckes./IndeksOnline/
