75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / AR

Rrëfimi i ndjerë i Jennifer Aniston-it: Kam 20 vjet që përpiqem të krijoj familje

Jennifer Aniston ka zbuluar betejën e saj 20-vjeçare për t’u bërë nënë.

Në një intervistë për numrin e ri të Harper’s Bazaar UK, ylli 56-vjeçare i serialit “Friends” iu përgjigj komenteve se nuk donte fëmijë raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.

“Ata nuk e dinin historinë time, apo atë që kam kaluar gjatë 20 vjetëve të fundit duke u përpjekur të krijoj familje, sepse nuk dal t’u tregoj për problemet e mia mjekësore. Nuk është puna e askujt”, tha aktorja.

“Por vjen një pikë kur thjesht nuk mund t’i injorosh më, të gjitha këto histori se si unë nuk do të kem kurrë një fëmijë, një familje, sepse jam egoiste dhe e varur nga puna. Më godet, unë jam thjesht një qenie njerëzore. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore”.

Në vitin 2022, aktorja zbuloi se i ishte nënshtruar pa sukses procedurave të fekondimit in vitro dhe pranoi se ishte penduar që nuk i kishte ngrirë vezët më parë. “Ka qenë një sfidë për mua”, tha Aniston në atë kohë./Indeksonline/