08:24 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi i Robert Ndrenikës: Ju lutem… mos më kryqëzoni!

Pas një sërë debatesh për çështjen e teatrit dhe pasi mes të tjerësh edhe aktori Robert Ndrenika ra dakord për teatër me PPP, ka ardhur edhe reagimi tjetër i tij. Ai ka reaguar ne profilin e tij ne Facebook, pas lajmeve se fillimisht ai ishte kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë

Ju lutem… mos më kryqëzoni!

Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’!

Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë por u a kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete???

Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!

Me respekte te ndërsjella Robert Ndrenika.