07:31 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrëfimi i Saimir Manes, nga shitës televizorësh, tani një biznesmen i fuqishëm

Pasditen e sotme në emisionin “Pushime on Top”, në televizionin Top Channel, ka qenë i ftuar biznesmeni shqiptar Saimir Mane, i cili ka ndarë pak nga historia e tij frymëzuese, por edhe pasionet dhe dëshirat e një multimilioneri.

Ai tregoi se si nga një shitës televizorësh sot kompanitë e tij kanë rreth 5500 të punësuar. Rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe me shume pengesa, por sot ai është njeriu më i pasur në Shqipëri, aspiratat e së cilit janë bizneset internacionale.

Më poshtë intervista me Saimir Manen

Në eksperiencen tuaj në bizneset më të fuqishme në Shqipëri, a ka një vendim të cilin po mos ta kishit marrë do ndryshonte rrjedhën e historisë në biznes dhe ju s’do ishit ketu ku jeni sot?

“Në fillimet e mia ka pasur plot raste të tilla, por më pas çdo gjë ka marre rrjedhën e vet graduale dhe s’do ndryshoja asgjë nga 25 vite më parë deri tani.”

Marrëdhënia juaj me paranë?

“Paraja te unë ka ardhur rastësisht, ndërkohe që punoja dhe është rritur në menyre graduale. Mua më vjen mire që parate i kam vënë në funksion të bizneseve që kenaqin njerezit. Më vjen mire kur dëgjoj komente pozitive ndërkohe që janë tek bizneset e mia. Paraja është e rëndesishme, por kur arrin në një faze si puna ime, më e rëndesishme është vlera që ti krijon me parane për njerezit.

Sa limit kane fëmijet e tu në shpenzime?

“Ata patjeter kane limitet e veta. Une kam lexuar per këtë punë dhe mendoj që kane limitet e mjaftueshme për shpenzime. Sot kam më shumë kohe të rri me ta sepse strukturat e mia punojnë dhe vetëm të menaxhuara nga 5500 njerëz të punësuar.

A shkon Samir Mane në kinema? Rezervon gjithë kinemanë?

“Shkoj por nuk rezervoj gjithe kinema. Ndryshimi i im si njeri i pasur me ty si njeri më pak i pasur është që blejmë të njëjten biletë. Më pëlqejnë filmat aksion, edhe komedi. Por këto serialet e fundit të famshme më mbajnë mbërthyer.

E ke menduar pensionin?

“Nuk besoj se do dal ne pension pasi jeta ime është e lidhur me biznesin. Unë do vazhdoj gjatë të merrem me kete pune pasi adrenalina është e madhe.

Ke pasur një ëndërr qe te ka shoqëruar gjithmonë? Si eshte sot kur ti i ke te gjitha?

“Ka gjithmonë ëndrra dhe sot eshte pozicioni im dhe ndikimi im ne rajon dhe ndërkombetarisht. Ky është qellimi im final per tu plotesuar.

Si e sheh turizmin shqiptar?

“Turizmi shqiptar eshte ne fillimet e veta. Ka shume per te bere dhe përmirësuar. Fokusi i bizneseve dhe institucioneve duhet të jetë turizmi. Nuk kam parë ne kete vend vizion me te mire se sa zhvillimi i turizmit. Ne madje mund të ofrojmë më mirë dhe më shumë se sa vendet fqinje duke qenë se tek ne akoma nuk ishte ndërtuar shumë për këtë fushë.”