Rrëfimi i sulmuesit kosovar që shkoi gjatë luftës në Angli, pret telefonatë nga Kosova
Kosovari, Flo Bojaj, i cili jeton në Angli dhe luan si sulmues, për ekipin bullgar në një intervistë për gazetën angleze ka rrëfyer jetën e tij si refugjatë kur ka shkuar në tokën angleze gjatë luftës në Kosovë.
Bojaj ka treguar se ai së bashku me prindërit për t’i shpëtuar luftës në Kosovë nga agresori serbë, për fat kishin përfunduar në Mbretërinë e Bashkuara më pastaj për të vazhduar jetën, shkollim dhe karrierën e tij si sportist.
“Për shkak të luftës kemi ardhur si refugjatë në Angli. Ne po iknim nga vendi, ku përfunduam në Angli, dhe ky ishte një vend me fat për të përfunduar”, ka treguar Bojaj.
Kosovari Bojaj ndër tjera ka rrëfyer edhe për vështërsit që kishte përjetuar gjatë ikjes nga Kosova. Ai ka treguar se gjatë ikjes nëna e tij kishte qenë shtatzënë me vëllai e tij.
Tutje futbollisti Bojaj ka thënë se ishte një lehtësim pas mbërritjes në Angli.

“Është vendi më i mirë në botë për futbollin. Ishte e mrekullueshme kam filluar duke luajtur në sheshe lojërash si fëmijë në Borehamwood, isha gjithmonë duke luajtur futboll”, ka rrëfyer ai.
Por Bojës i është dashur të priste deri në adoleshencë për ta marrë një klub profesionist derisa kjo ëndërr e tij ishte realizuar për sulmuesin i cili shkoi për të ju bashkëngjitur ekipit të Hertfordshire.
“Isha duke luajtur me kolegjin tim derisa aty kanë qenë prezent edhe disa njerëz të shquar të sportit, kishte edhe kolegje tjerë që luanim njëri me tjetrin. Gjatë kohës sa ishin duke luajtur edhe një agjend për të parë një lojtar tjetër, mirëpo ai më pa mua, ku më pas edhe më kontaktoi dhe më pyeti nëse do të shkonte të luante për ta”.
“Në fillim kam shkuar për në “Crystal Palace” për tre javë ku më ofrua një kontratë gjashtëmujore, por më pas trajneri tha se ishte më mirë për mua të shkoj në Huddersfield, shkova atje për rreth një muaj dhe nënshkrova”.

Edhe pse ishte një ëndërr për të qenë pjesë e një klubi elitar si Huddersfield, por Bojaj kishte luftuar për të shkuar në Yorkshire.
“Sigurisht që nuk ishte e lehtë për të vendosur. Unë vendosa të shkoj në Huddersfield dhe të jetoj. Isha shumë i afër me familjen, në fillim ka qenë shumë e vështirë për mu por gradualisht fillova të mësohem dhe të bëj miq”, ka rrëfyer Bojaj.
Por pas 10 paraqitjeve, ku shënoi një gol për klubin, Bojaj përfundoi duke luajtur për Welling United, pastaj Walton & Hertsham.
“Kur shkova në Welling, stili i lojës më goditi rëndë, pasi ke qenë në një ekip shumë më profesional se Huddersfield”.

Bojaj ka treguar se kishte mundësi të luante edhe për Liga të dyta në Angli. Mirëpo ai aktualisht është duke luajtur në Bullgari.
“Unë kisha mundësinë të shkoj në Ligën e Dytë në Oldham Athletic, pasi trajneri im në Huddersfield, Frankie Bunn, ishte atje. Ai donte të më ofronte një kontratë menjëherë, por ai donte që unë të shkoj atje dhe të provoja se isha i aftë para se të më ofroja një marrëveshje, por marrëveshja e Bullgarisë ishte në tavolinë, kështu që mendova nëse shkoj atje dhe diçka shkon keq, mund të jem i dëmtuar”.
Si një adoleshent, në moshën 17-vjeçare Bojaj kishte luajtur për Shqipërinë. Por tash e tutje nuk e ka në plan që të luaj për ekipin e Shqipërisë sepse ëndërr e ka të luaj për Kosovën.
“Kjo është një nga synimet kryesore, për të marr një telefonat nga ta. Kohën e fundit kam marrë pasaportën time kosovare dhe trajneri im ka folur me disa njerëz nga federata pasi kanë shikuar disa nga lojërat e mia dhe ata kanë thënë se do të mbajnë një sy në mua. Njëqind për qind do të luaj për ta një ditë”, ka thënë Bojaj.