Rrëfimi i talentit kosovar, Muller shpesh më thotë: Nuk jemi në Shqipëri këtu!
Leon Dajakun debutoi me Bayern Munchen në takim kundër Ëolsburgut ku luajti për disa minuta.
Futbollisti kosovarë që luan për fanellën e Gjermanisë ka arritur të realizojë edhe 3 gola me ekipin e të rinjëve të Bayernit. Në një intervistë për mediat kosovare, sulmuesi i talentuar foli për debutimin me Bayernin dhe raportet që ka me futbollistët e tjerë të bavarezëve.
“Ishte fantastike, askush nuk do ta besonte se në një kohë kaq të shkurtër do debutoja te Bayerni. Ishte një emocion i veçantë. Trajneri i ri i Bayernit ka shumë dëshirë që të luajnë lojtarët e rinj të skuadrës. Pata fat dhe tashmë mund të them kam luajtur me Bayern-in. Kam luajtur me Shtutgartin për 5 vjet dhe ka qenë një kohë shumë e mirë. Prindërit më kanë mbështetur shumë dhe atë që them unë ata nuk e diskutojnë, kalimit te Bayerni nuk mund t’i thoshe jo”.
“Me Thomas Mullerin shkoi shumë mirë. Ai është një lojtar që bën shumë shaka dhe me “ngacmon” me batuta. Ai më thotë nganjëherë ‘ngadalë se nuk jemi në Shqipëri. Bën shumë shaka. Më thotë se nëse rri afër tij, do bëhem i madh. I them se nëse është ashtu nuk e kam ndërmend të çohem.
Kur kam shkuar te Bayerni, ai që më ka mahnitur është Thiago Alcantara, pasi është fantastik me topin në këmbë”, u shpreh Dajaku.