21:37 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi i të afërmit të pesë anëtarëve që vdiqën sot në aksident (Video)

Familja pesë anëtarëshe që u aksidentua sot, jetonte në Zvicër, kryefamiljari ishte 32 vjeç

Është tejet i mërzitur pasi humbi pesë anëtar të familjes në aksident trafiku.

Në magjistralen Prizren-Prishtinë, në mesditë humbën jetën pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Suharekës.

Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus. Njëri nga familjarët e viktimave, thotë se të ndjerët kishin ardhur për pushime në Kosovë pasi që jetonin në Zvicër.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e Forenzikës dhe Policia.

Aksidenti ka ardhur kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin ku humbën jetë pesë persona

Pasi organet e rendit kryejnë punën e tyre magjistralja filloj të zhbllokohet.Trupat e pajetë të pesë anëtarëve të vdekur të familjes Sadikaj janë dërguar për Obduksion.