Rrëfimi i së moshuarës: Herën e parë kur votova, prej nervoze e rrëzova kabinën e votimit
Gjatë ditës së djeshme qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur udhëheqjen e vendit.
Kështu në shumë qendra të votimit anembanë vendit qytetarët patën mundësinë e dhënies së votës.
Në Prishtinë një grua e moshuar zgjodhi që të mos mungonte as në këto zgjedhje, kësisoj ajo iu drejtua kutisë së votimit.
Por interesante ishte kur ajo tregoi se si një herë dikush nuk e kishte lejuar të votonte atë, që dëshiroi dhe nga nervoza u kthye dhe e rrëzoi kabinën e votimit, transmetona Indeksonline.
Ndërkaq, e moshuara shpreson se ndryshimet në vend do të jenë pozitive dhe në të mirën e qytetarëve.