19:30 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / AR

Rrëfimi i trishtë i Anës së “Për’puthen”: Kapa babain duke tradhtuar mamin…

Në puntatën e sotme është bërë një rrëfim prekës nga Ana.

Ajo tregoi që ka jetuar me nënën, vëllezërit dhe motrat pasi prindërit i ka të divorcuar, shkruan Indeksonline.

Prindërit e mi janë ndarë nga tradhtia. E kam pasur shumë të vështirë të besoj tek një mashkull, por unë besoj tek dashuria. Prandaj dua ta shfrytëzoj jetën, jeta është shumë e shkurtër merr kthesa të papritura.

Mendoj se situata të tjera në jetë i kalon vetëm, ngrihesh vetëm aty kupton që jeta ka kthesa të papritura. Motrat dhe vëllezërit kanë qenë më të vegjël, ka qenë më e vështirë për mua.

Se prindërit e mi janë martuar me dashuri dhe janë arratisur bashkë, mami ishte vetëm 17 vjeç. Ajo është shumë mirë me veten e saj tani dhe nuk mendon për një lidhje tjetër. Ajo është shembulli tipik i një gruaje që s’i ka lënë fëmijët për asnjë rast”, tha Ana.