17:48 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rrëfimi interesant nga Refik Raka: Si i bindi aktivistja nga SHBA-ja ta miratojnë Deklaratën Kushtetuese

Sot bëhen 30 vite që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

E kjo dite, kujtohet veçantë nga njëri prej delegatëve nga Kaçaniku. Bëhet fjalë për Refik Rakën, i cili tregon momentet të kësaj date historike.
Në një intervistë për media lokale të Kaçanikut, ai rrëfen deklaratën e aktivistet nga SHBA-ja, Eva Brendli.

“Ajo na tha; Çka jeni duke prit ju delegatët e Kuvendit. Kur një Parlament francez e ka shpallë Pavarëinë e vet në fushë të tenisit, uluni edhe ju para shkallëve. Ashtu vendosëm edhe e kryjtëm”, tregon ai.

Ndryshe, Deklarata e 2 Korrikut 1990 (dokument juridiko-politik) ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Thaçi: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, moment i paharrueshëm  politik dhe historik - Indeksonline.net
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, “Fillim i së nesërmes” së Kosovës  shtet - Kosova Info