Rrëfimi prekës i 12-vjeçarit, që humbi motrën dhe babain nga tërmeti
Një rrëfim prekës ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur motrën dhe babain të cilë i mbeten nën rrënoja.
“Më ra rafti në këmbë dhe pastaj nuk mbaj mend gjë. Nuk e di kur rashë poshtë, por kur u zgjova pashë isha poshtë gurëve. Batanija më ishte ngatërruar keq dhe nuk dilja dot. Fillova të bërtisja dhe të kërkoja ndihmë. Erdhën disa burra dhe më nxorën”, deklaroi 12-vjeçari Alesio Cakani për mikrofonin e Top Channelit.