Rrëfimi prekës i Arjan Konomit: Mendova se s’do jetoja më

Ditë më parë, opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi zbuloi se ka pësuar një aksident ku i është dashur të operojë krahun.
Për të shuar kureshtjen e fansave, përmes një video në “TikTok”, tregoi që ishte rrëzuar nga kali gjatë pushimit në Jordani.
“Rënia nga kali thonë që është shumë e rrezikshme. Unë rashë në shkëmb me brryl. Ishte vërtet e tmerrshme sepse pas rënies kocka e brrylit çau mishin e trupit, doli jashtë dhe e kisha kockën jashtë. Me dorën time kam kapur kockën e krahut për ta futur në vend.
Aty më ndihmoi dhe ai djali i guidës dhe një tjetër. Një situatë e llahtarshme. Duke e tërhequr ata fort, unë arrita ta vendosja kockën brenda mishit dhe ta ngecja. Doktori më tha pas operacionit se nëse nuk do e kisha bërë këtë ndoshta nuk do kisha jetuar më.Më pas më çuan në qendër shëndetësore dhe gjatë gjithë rrugës më binte të fikët, më kujtoheshin filmat që kemi pas parë.
Aty e tërhoqën dhe njëherë fort pjesën e parakrahut, por problem ishte që venat ishin këputur dhe nuk kisha më puls. Më pas më çuan në spitalin e kryeqytetit në Amman, spitali më i mirë privat atje. Bënë grafi dhe thanë krahun me shumë mundësi e ke humbur, megjithatë do shikojmë gjatë operacionit…”, tha Konomi./Indeksonline/