Rrëfimi prekës i Ledri Vulës: Nëna na thoshte do të kthehemi
Reperi i njohur dhe shumë i dashur kosovar, Ledri Vula ka prekur të gjithë me rrëfimin e tij emocional.
Ai përmes disa imazheve të bërë para 20 vitesh, reperi ka rikujtuar periudhën e vështirë në të cilën ka kaluar vendi ynë, shkruan Indeksonline.

Ledri ka treguar për rrugën drejt emigrimit në Maqedoni gjatë kohës së luftës përmes disa imazheve tejet prekëse.

“Në këtë ditë para 20 vitesh, rruga për Maqedoni dukej shumë e gjate. Vetem teshat e trupit dhe shpresa se nuk do te ndodh asgjë e keqe rruges. Nana voziste dhe tere kohen na thoshte do te kthehemi, une nuk e disha a me i besu a jo” la shkruar Ledri.

Ndryshe, Ledri po vazhdon të jetë aktiv me shumë projekte muzikore dhe koncerte të shumta./Indeksonline/

