75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / AR

Rrëfimi prekës i modeles, thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte

Linda Evangelista ka bërë akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit, Gérald Marie, duke thënë se ai abuzonte fizikisht me modelen, por ishte i kujdesshëm që të mos i prekte fytyrën.

“Ai e dinte që nuk duhej të më prekte fytyrën, të mos prekte burimin e parave”, u shpreh ylli 58-vjeçar në episodin e tretë të “The Super Models” në Apple TV+.Linda Evangelista thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte

Evangelista u martua me Marie në vitin 1987, kur ajo ishte 22 vjeç dhe ai 37 vjeç. “U largova kur isha 27 vjeç dhe ai më la pasi mori gjithçka. Por unë isha e sigurt dhe fitova lirinë”, u shpreh më tej Linda.ADVERTISING

Evangelista shtoi se marrëdhënia abuzive s’ishte e thjeshtë. “Nuk është çështja thjesht të thuash: ‘Dua divorcin’. Nuk funksionon kështu”, shpjegoi ajo.Linda Evangelista thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte

Linda përmendi edhe akuzat që janë bërë për menaxherin e “Elite Model Management” në 2020-ën, ku shumë gra e akuzonin për përdhunim. Mes tyre, edhe Carré Otis, ish-gruaja e Mickey Rourke. Marie u akuzua për përdhunimin e mbi 15 grave.Linda Evangelista thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte

“Kur e zbulova që ai kishte lënduar shumë, shumë, shumë gra, i kishte dhunuar ato…m’u thye zemra”, tha ajo e pëlotur. “Falë fuqisë së tyrë, këto gra ecën përpara. Bekuar qofshin, i bekoftë Zoti! Më dhanë kurajon që të flisja tani”.Linda Evangelista thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte

Ajo shtoi se do të donte që drejtësia të vihej në vend. “Do të doja që drejtësia të vihej në vend.  Do të doja që tr*pa të tillë të mendohen dy herë dhe të kenë frikë dhe do të doja që gratë ta dinë që s’janë vetëm”, tha supermodelja.Linda Evangelista thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte

Evangelista u martua në 2005-ën me sipërmarrësin francez, François-Henri Pinault. Ata sollën në jetë djalin, Augustin James Evangelista dhe në të njëjtin vit u divorcuan. Në vitin 2009, sipërmarrësi u martua me Salma Hayek.

Sa i përket Marie, ai tha për Page Six se i mohon akuzat dhe se nuk ka kryer as aktin më të vogël të dhunës.