14:26 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Rrëfimi prekës i nënës së Visarit që vdiq dje në Mitrovicë: Paguhej 10 euro në ditë!

Azemine Behrami, nëna e Visar Behramit, punëtorit që vdiq dje në vendin e punës në Mitrovicë ka treguar për Indeksonline momentin e fundit të ndarjes me djalin e saj.

Në një intervistë prekëse dhe tejet të dhimbshme, Azeminja tregon se si djali i saj, Visari ankohej për pagesën e vogël që bëhej ndaj tij.

10 euro në ditë ishte mëditja që tashmë i ndjeri Visar Behramaj merrte për punën fizike që bënte në kompani.

Nëna tregon se djali punonte pa kontratë dhe pa sigurim shëndetësor.

Indeksonline ka qëndruar në shtëpinë e familjes Behrami që sot pritet t’i jap lamtumirën e fundit djalit të tyre, Visarit./Indeksonline/