75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / L K

Rrëfimi prekës i portierit të PSG-së: Pas 26 ditësh në koma, humba 20 kilogramë

Sergio Rico ka folur për herë të parë për shërimin e tij të mrekullueshëm pasi ishte në koma për 26 ditë. Rico u rrëzua nga kali në maj të këtij viti dhe ishte në gjendje kome.

Portieri i PSG-së ësoi një traumë kraniocerebrale dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në tru.

“Kam qëndruar për 26 ditë në koma dhe kam humbur 2- kilogramë. Nga 92 kilogramë që kisha, kam rënë në 72 sosh. Tani peshoj 88 kilogramë, dhe ndihem si dikur. Nuk më kujtohet asgjë nga aksidenti. Kur jam zgjuar nga koma mendova se isha pranë nënës dhe bashkëshortes. Dua të kthehem sa më shpejt në jetën e përditshme. Dua ti kthehem stërvitjes dhe futbollit. Por nuk do të ngutem ngase ky është sygjerimi i mjekëve. Janë po ata që më kanë kthyer në jetë” ka thënë Rico./Indeksonline/