12:33 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / OSH

Rrëfimi rrëqethës i familjarit: I pash nga kulmi serbët duke ma vrarë nënën dhe katër motrat

Bekim Gashi nga Suhareka në ATV ka rrëfyer ditën kur forcat serbe para 22 vitesh i vranë nënën dhe katër motrat e tij në oborr të shtëpisë, shkruan IndeksOnline.

Gashi ka treguar se tërë ngjarjen e kishte parë nga kulmi i shtëpisë së axhës së tij, në të cilin ishte strehuar ai.

Qyetatari tregoi se me insistimin e katër motrave dhe nënës vendosi të ndahej nga to.

Bekim Gashi tregoi se deri më tani nuk ka asnjë informatë se ku gjenden trupat e më të dashurave të tij.

“Kur i pam në mëngjes që jemi të rrethekuar, nëna me motrat instonin që unë të largohem prej shtëpisë, unë thash që nuk largohem pasi kom ardh prej Prishtinës dhe ku të shkojmë do të shkojmë bashkë, nuk ju la në asnjë moment vetëm. Me insistimin e tyre unë u largova dhe dola tek axha tjetër, ndërsa nana me motrat shkuan tek axha tjetër. Nuk patëm kohë ma shumë që të ikim më larg, erdhën forcat ushtarake dhe na rrethekuan në të gjitha anët. Në vendin ku ishim un me mixhën aty nuk hinën brenda dhe vetëm e hudhën një bombë ndërsa aty ku ka qenë nana me motrat ata i kanë marrë i kanë qit në mes të oborrit dhe aty ka ndodh vrasja.

Unë prej atij momenti ku jemi sulmu na, unë kom hyp në kulm të shtëpisë i cili ka qenë i granatum dhe nanë në ato momente ka qenë ende gjallë, ka lyp ujë po s’ka pas mundësi me u afru pasi kanë qenë të rrethekum, unë veç i kom përcjell prej kulmit s’kisha mundësi se si dilsha posht më vrajshin edhe mu tani mas datës 27 në mbrëmjë jam largu, ata i kom lan aty hale.

Tash 22 vite po bahën s’kemi kurfarë lajmi për gjetjen e trupit të tyre”, tha ai./IndeksOnline/