Rrëfimi i Zhegroves, si i ndryshoi jetën telefonata e Vedat Bajramit
Nëpërmjet një rrëfimi për “NIN”, shqiptari i Kosovës, Edon Zhegrova, zbulon se si një telefonatë e aktorit të njohur të Stupcave, Vedat Bajrami, i ndryshoi jetën 20-vjeçarit.
Talenti i përfaqësueses dardane ishte aktivizuar në kampionatin kosovar me Prishtinën dhe Flamurtarin, para se të kalonte në Belgjikë me Standardin e Liezhit. Paraqitjet e mira, i siguruan një transferim te St.Truiden, teksa më pas Zhegrova kaloi te Genku. Në janar të këtij viti, 20-vjeçari kaloi në formë huazimi për 1 vit e gjysëm te zvicerianët e Baselit.
“Kam qenë duke u stërvitur në stadiumin e Prishtinës dhe kanë qenë duke më shikuar prindërit e mi dhe ka ardhur një telefonatë e papritur prej Vedat Bajramit, i cili na ftoi të shkonim në zyrën e tij.
Pas stërvitjes, kam shkuar menjëherë te Vedati ashtu siç kam qenë. Dhe ai më tregoi se e njeh një shqiptar të suksesshëm në Belgjikë, i cili ka lidhje me futboll. Vedati më pas më tregoi se e kishte ftuar atë në Kosovë që të vinte të më shikonte.
Ai erdhi pas dy javësh dhe më pah duke luajtur. Në atë ndeshje kam luajtur shumë mirë dhe kam shënuar pesë gola. Kam pasur presion paksa, por kam vetëbesim. I besoj cilësive të mia”, u shpreh Zhegrova.
