75 Mall Live Search
21:43 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rregulla të reja interesante në Futboll

Jo rrallë herë ka pasur kundërshtime për vendimet e referëve që i kanë marrë gjatë ndeshjeve të futbollit, por për tu kujdesur për këto kundërshtime janë bërë rregulla të reja në këtë sport.

Nëse loja është ndalur  topi do të hidhet te një lojtar në ekipin që preku për herë të fundit topin. Të gjithë lojtarët e tjerë duhet të jenë larg 4.5 metra larg.

Kurse çdo lojë e ndaluar në  zonë të penalltisë do t’i kthehet portierit, edhe nëse ekipi sulmues do të kishte topin.

Prekja e topit me dorë  nuk do të jetë një goditje e lirë nëse  krahu apo dora është ngjitur trupit të lojtarit, kur lojtari rrëzohet dhe topi prek dorën ose krahun e tij konsiderohet prekje e paqëllimshme, transmeton Indeksonline.

Kur një ekip mbrojtës ka tre ose më shumë lojtarë në një mur, ekipi sulmues nuk mund të vendosë lojtar në mur ose pranë tij.

Goditja e penalltisë nuk do të numrohet  ndërsa portieri po prek shtyllat e golës ose rrjetat apo nëse rrjeta janë ende duke lëvizur gjatë gjuajtjes së penalltisë. Portieri duhet të ketë njërën nga këmbët e tij pjesërisht në gol kur të bëhet goditja.

Një lojtar i cili është duke u zëvendësuar duhet të largohet nga fusha nga vija më e afërt anësore. Ky ndryshim është për të ndaluar humbjen e kohës së ndeshjes.

Nëse ndonjëri nga stafi ndëshkohet me karton të kuq apo të verdh, e nuk mund të identifikohet trajneri  në fushë do të marrë kartonin.

Mbathjet me shumë ngjyra lejohen nëse ato janë të njëjta me mëngën e këmishës kryesore./Indeksonline/.