75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / Gj Sh

Rregullat e rrepta të Flick, gjoba të mëdha për thyerjen e tyre

Hansi Flick njihet si një trajner i cili ka vënë rregulla të rrepta te Barcelona.

Çdo futbollist i cili i thyen rregullat do të përballet me pasojat, shkruan IndeksOnline.

Së fundi, mediat spanjolle kanë raportuar se tekniku gjerman ka vënë një gjobë të madhe nëse futbollistët vonohen në stërvitje.

Sipas tyre për 10 minuta vonesë në ditën e ndeshjes, jepet një gjobë prej 40,000 eurosh.

Flick kishte deklaruar më parë se ai vonohet në takim, ka munges respekti për kolegët e tij.

“Kur them ora 13:30, nuk është as ora 13:29 dhe as ora 13:31. Para ndeshjes, kemi dy ose tre takime. Është shumë e rëndësishme që lojtarët të jenë aty dhe nuk është e vështirë të arrish në kohë. Bëhet fjalë për respektin për kolegët e tu. Të arrish me vonesë, qoftë edhe një minutë, është mungesë respekti për shokët e skuadrës.”, ka deklaruar Flick./IndeksOnline/