75 Mall Live Search
13:54 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rregullat e thonë: Ndeshja Lincoln-Prishtina nuk mund të zhvillohet

Skuadra e Prishtinës ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Lincoln Red Imps.

Dyshohet se 8 futbollistë të Prishtinës kanë rezulutar pozitivë me koronavirus, sipas informacioneve të gazetarit, Arlind Sadiku, transmeton Indeksonline.

Dy skuadrat tashmë janë duke pritur për një vendim të UEFA-s rreth kësaj ndeshje.

Por, sipas rregullave kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet dhe duhet të anulohet.

Një skuadër duhet të ketë së paku 13+ lojtar të gatshëm për lojë në përbërje.

Por, ekipi i Prishtinës ka udhëtuar me 20 futbollistë, që do të thotë se klubi nga kryeqyteti ka vetëm 12 futbollistë të gatshëm për lojë.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë deri në një lajmërim nga UEFA dhe skuadra e Prishtinës./Indeksonline/