08:28 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Rregullat për një bloger të suksesshëm me përfitime të mëdha të parave!

Rrjetet sociale mund të jenë aq me ndikim sa jeta  e juaj të ndryshojë përgjithmonë.

Blogerë të ndryshëm arrijnë që të kenë paga mujore nga këto mundësi që i ofrojnë rrjetet sociale.

Familja ‘Sacconejoly’ ka arritur një mori benefitesh dhe një potencial të pakufizuar të përfitimit nga video-t.

Çifti irlandez, Jonathan dhe Anna nisën të ngarkonin video në blogun e tyre në Youtube, në vitin 2009 dhe gradualisht ndërtuan një nga kanalet më të njohura në Youtube, transmeton Indeksonline.

Videoja e tyre arrin të marrë më shumë se 600 milionë shikime dhe kanë 1.8 milionë ndjekës besnikë-njerëz që sigurisht e dinë se çfarë është të jesh i suksesshëm në Youtube sot.

Ajo filloi si një sfidë kur Jonathan xhiroi përfshirjen në zjarr të banjës së tij të zyrës e cila shpejt ndikoj në një jetë të re.

Madje thuhet se disa yje përfitojnë mbi 50 mijë funte në muaj nga Youtube.

Ata thonë se duhet bashkëpunuar, duhet pasur disa marka me të cilat punoni, duhet vlerësuar përmbajtjen e videos, fjalë për fjalë, të jeni të ndershëm,të qëndrueshëm, të caktoni objektivat dhe më pas të punoni shumë për suksese./Indeksonline/

Temat: