75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rregullat që vendosi Trump për Miss Universe, këtë vit një transgjinore favorite për çmimin e parë!

Bota e modës është duke ndryshuar. Kësisoj Angela Ponce nga Pilasi në Spanjën jugore është gruaja e parë transgjinore që do të konkurrojë në konkursin e Miss Universe.

Madje 27 vjeçarja është vendosur tashmë në të preferuarën e shumicës.

Ponce u bë gruaja e parë transgjinore e kurorëzuar si Miss Spanja në korrik  dhe tani do të jetë pjesë e konkursit më të madh të bukurisë, më 16 dhjetor në Tajlandë, transmeton Indeksonline.

Presidenti i tanishëm i Amerikës, Donald Trump ka zotëruar Miss Universe për pothuajse dy dekada deri në vitin 2015, por që u detyrua të heq dorë nga organizmi-i cili përfshin programet e bursave.

Gjatë mandatit të tij, rregullat rreth konkurrentëve transgjinorë ndryshuan në vitin 2012 pas një sfide ligjore nga një konkurrente kanadeze, Jenna Talackova./Indeksonline/