Rregulli i çuditshëm, kjo është arsyeja pse u anulua goli i Theo Herandez ndaj Bolognas

Milani mbrëm është ndalur me barazim 2-2 nga skuadra e Bolognas.
Të dy golat për kuqezinjët i shënoi futbollisti anglez, Ruben Loftus-Cheek, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Piolit gjithashtu humbi edhe dy penallti, me Oliver Giroud dhe Theo Hernandez.
Pikërisht penalltia e dytë, të cilën e ekzekutoi mbrojtësi francez, u bë temë diskutimi në rrjetet sociale.
Goditja e Hernadez përfunodi në shtyllë dhe nga topi i kthyer arriti ti jepte epërsinë Milanit në 2-1, por pas rishikimit nga VAR, goli u anulua.
Ky vendim i çuditshëm që nuk u pa asnjëherë ngjalli reagime të shumta.
Një ditë më vonë, u shpjegua arsye e anulimit të golit të Theos.
Sipas rregullave të reja të futbollit, një lojtarë nuk ka të drejtën të godet në të njejtën kohë 2 herë topin nga penalltia, prandaj goli i Herandez u anulua për pozicion jasht loje./IndeksOnline/