75 Mall Live Search
16:20 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / G T

Rregulli i ri i Premier League, portieri mban topin më shumë se tetë sekonda dhe i dhuron korner kundërshtarit

Portieri i Burnleyt, Martin Dubravka është futur në histori të futbollit të Premier League.

Ai është bërë portier i parë që mbajti topin më shumë se tetë sekonda dhe i dhuroi korner skuadrës së Tottenham Hotpsur, shkruan Indeksonline

Image

Ky është rregull i ri i Premier League që do të aplikohet brenda këtij sezoni 2025/26.

Kjo është bërë për shkak të vonesave të shumta që portierët dijnë t’i bëjnë gjatë ndeshjeve./Indeksonline/