75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / G T

Rregulli i ri shpërfillet, kjo ishte penalltia skandaloze, që u dha mbrëmë në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi një fitore të thellë mbrëmë në Ligën e Kampionëve me rezultatin 5:0 ndaj RB Salzburgut.

Gjithçka filloi pas një penalltie të fituar nga lojtarët e klubit gjerman, që për shumëkë nuk bëhej fjalë për 11-metërsh, shkruan Indeksonline

Kjo pasi mbrojtësi i klubit austriak preku topin me dorë në zonën e 16-metërshit. Megjithatë, topi fillimisht preku lojtarin në trup dhe pastaj në dorë – që me rregullat e reja kjo nuk duhej të akordohej penallti.

Kohët e fundit po shpërfillet ky rregull. Pasi një ngjarjeje të tillë e pamë edhe në Premier League në ndeshjen mes Southamptonit dhe Liverpoolit.

Ndoshta UEFA i ka ndryshuar sërish rregullat, këtë s’e dijmë!

Në gol këtë penallti e konkretizoi sulmuesi gjerman, Florian Wirtz, kurse Leverkusen shënoi edhe katër gola të tjera./Indeksonline/