75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rregulli kundër racizmit, të cilin mezi e presim

FIFA do t’i urdhërojë gjyqtarët që të marrin vendime deçizive kundër racizmit në fushën e lojës.

Presidenti i këtij instuticioni është i pakënaqur dhe zhgënjyer me sulmet e fundit racore në drejtim të Kalidou Koulibalyt në ndeshjen mes Interit dhe Napolit.

Infantino tani ka kërkuar nga gjyqtarët që t’i ndalin ndeshjet, ku ka sulme serioze racore, sikur ky i fundit në ”Giuseppe Meazza”, transmeton IndeksOnline.

Rregulli në fjalë nënkupton që gjyqtari ta ndalë ndeshjes, t’i njoftojë zyrtarët në fjalë dhe t’ju bëjnë thirrje tifozëve që t’i ndalin sjelljet diskriminuese.

Nëse këto sjellje vazhdojnë, gjyqtari është i detyruar ta bëjë edhe një njoftim e më pas ta pezullojë ndeshjen dhe t’i dërgojë lojtarët në zhveshtore për një periudhë të shkurtë kohore.

Në fund, nëse këto veprime nuk ndale, gjyqtari duhet ta pezullojë ndeshjen dhe të mos e përsërisë më./IndeksOnline/