75 Mall Live Search
11:05 / E Hënë, 02 Mars 2026 / G T

Rregulli më i ri i “offside”-t futet në fuqi, ishte ideja e Arsene Wengerit

Një ndryshim i madh në rregulloren e pozicionit jashtë loje është miratuar dhe do të zbatohet në Premier Leaguen e Kanadasë, duke hapur rrugën për një revolucion të mundshëm në futbollin botëror.

Propozimi i ri, i iniciuar nga Arsene Wenger në kuadër të rolit të tij në zhvillimin global të lojës, parashikon që një lojtar të konsiderohet në pozicion jashtë loje vetëm nëse e ka kaluar plotësisht mbrojtësin e fundit, shkruan Indeksonline

Kjo do të thotë se vendimet nuk do të bazohen më në pjesë të veçanta të trupit, si këmba apo shpatulla, por vetëm nëse sulmuesi ndodhet totalisht përtej vijës së fundit mbrojtëse.

Ky ndryshim synon të favorizojë lojën sulmuese, të reduktojë vendimet milimetrike të diskutueshme nga VAR-i dhe të rrisë spektaklin në fushë.

Nëse testi në Canadian Premier League rezulton i suksesshëm, rregulli i ri mund të implementohet në shkallë globale, duke filluar nga sezoni 2027/28, duke shënuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në historinë moderne të futbollit./Indeksonline/