Rregulli nr.1 i dietave që tani mund ta “thyeni” kur të doni
Për një shëndet të mirë, dhe sidomos për humbjen e peshës, ekspertët duan të theksojnë rëndësinë e ngrënies së mëngjesit.
Në një studim të ri të publikuar në gazetën “British Medical Journal”, studiuesit raportojnë se mëngjesi nuk ka asnjë ndikim në humbjen e peshës . Ekipi nga Universiteti Monash në Melburn, Australi, analizoi 13 raste rastësore gjatë 28 viteve të fundit.
7 prej tyre ekzaminuan efektin e ngrënie së mëngjesit në ndryshimin e peshës dhe dhjetë shqyrtuan efektin në marrjen e energjisë. Një nga argumentet kundër ngrënies së mëngjesit, thonë ekspertët e humbjes së peshës, është që ju do të ndiheni të uritur gjatë gjithë ditës dhe do ta keni më të vështirë të mbani dietën.
Zbulimi i studiuesve ishte që ngrënia e mëngjesit nuk pengon në pjesën tjetër të ditës. Pra nuk do të thotë që nqs hani mëngjes do doni të hani dhe shumë gjatë pjesës tjetër të ditës ose e anasjellja. Për më tepër, studiuesit zbuluan se ata persona që anashkalonin mëngjesin peshonin rreth një kile më pak në krahasim me njerëzit që hanin mëngjesin. Ndryshim shumë i vogël, i papërfillshëm.
.