75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Rregullohet defekti në ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë, fillon furnizimi me ujë

Ujësjellësi rajonal “KUR Prishtina ka njoftuar se defekti në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë, është sanuar nga ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes.

Zëdhënësja e KUR Prishtina, Arieta Mjeku ka thënë se kur ka punime të tilla në rrjetat e ujit, uji ndërprehet deri në sanim dhe në momentin e parë që ju vjen në rubinet, duhet lënë të rrjedhë deri në kthjelltësinë e tij, sepse mund të ketë turbullirë momentale.

Ajo me këtë rast ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.