10:31 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rregullohet trotuari që ishte në gjendje të tmerrshme në “Rrugën B”, në Prishtinë

Trotuari që ishte “valë-valë” në “Rrugë B” në Prishtinë, është rregulluar.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se për rregullimin e trotuarit duke thënë se ka qenë një punë e vogël, por e rëndësishme.

“Ky trotuar valë-valë në ‘Rrugën B’ u rrafshua.  Punë të vogla por të rëndësishme”, ka shkruar Ahmeti.