75 Mall Live Search
19:00 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / LB

Rregullorja e re e punës së Kuvendit në prag të miratimit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se sot, pas një angazhimi të gjatë, grupi punues për hartimin e Rregullores së Kuvendit ka përfunduar punën.

Sipas Tahirit, kjo rregullore, për 10 vjet rresht nuk ka arritur të miratohet.

“Rregullorja e re forcon llogaridhënien në dy nivele, së pari në raport me funksionimin e Kuvendit dhe trupave të vet dhe së dyti në rritjen e llogaridhënies së institucioneve/agjencive të pavarura karshi Kuvendit”.

“Faleminderit stafit mbështetës të Kuvendit, shoqërisë civile dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI) për mbështetjen e tyre në jetësimin e Rregullores së Punës së Kuvendit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.