Rrëmbehet dhe rrahet borxhlia në Prishtinë nga shtatë persona

Në pasditen e djeshme, një person është rrëmbyer në Fushë Kosovë dhe është dërguar në një lokal.
Ai është rrahur dhe kanosur nga shtatë persona në lokalin ku u mbajt me forcë, transmeton Indeksonline.
Pasi e kanë rrahur, shtatë personat janë larguar në drejtim të panjohur. Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Motivi i rastit besohet të ketë qenë një borxh që viktima i ka të dyshuarve. Prokuroria është njoftuar me rastin./Indeksonline/