75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 24 Maj 2024 / L K

Rrëmbehet një burrë në Prishtinë nga persona të panjohur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është rrëmbyer në Prishtinë, nga disa persona të panjohur.

Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen ende në arrati.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, kanë njoftuar policia, transmeton IndeksOnline.