75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

Rrëmbehet një femër në Klinë, policia jep detaje se si ka ndodhur rasti

Është arrestuar një person në Klinë pasi që ai e kishte rrëmbyer një femër dhe ndaj së cilës kishte ushtruar edhe dhunë fizike.

Viktima kishte arritur që të ikte nga duart e të dyshuarit dhe më pas është paraqitur në polici, transmeton IndeksOnline.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Rrëmbimi sipas policisë, ka ndodhur të shtunën në orën 20 e 20 minuta./IndeksOnline/