75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 05 Gusht 2025 / AR

Rrëmbehet një vajzë në Drenas

Policia e Kosovës bëri të ditur, siç dyshohet, për rrëmbim të një vajze në Drenas.

”Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit në videoincizimeve vërehet se viktima kishte hipur në një veturë me targa të panjohura. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.