75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / OSH

Rrëmbehet një vajzë në Prishtinë, Policia arrin ta shpëtoj/ Grabitësi thotë se ajo ka ardhur me vet dëshirë

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:40 të mëngjesit, është rrëmbyer një vajzë në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, e rrëmbyera kishte arritur të kontaktoj të dashurin e saj se ishte rrëmbyer me dhunë nga një mashkull tjetër, shkruan Indeksonline.

Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka  arrestuar të dyshuarin. 

Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/