75 Mall Live Search
14:15 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / AR

Rrëmbeu dhe vrau 33-vjeçaren në Londër, polici dënohet më burgim të përjetshëm

Polici Wayne Couzens, është dënuar me bërgim të përjetshëm për vrasjen e 33-vjeçares Sarah Everant, më 3 mars të viti 2020.

Vrasja e 33-vjeçares tronditi opinion publik dhe paavrësisht masave anti-COVID një vit më parë, mijëra qytetarë në Londër u ngritën në protestë.

Sarah Everant u rrëmbye nga polici më 3 mars kur po kthehej në shtëpi pasi kishte vizituar një mikeshë të saj. Për më shumë se një javë policët kërkuan për zhdukjen e saj, ndërsa zbuluan se vrasësi ishte kolegu i tyre.

Trupi i saj u gjet në një pyll dhe pas analizave të ADN-së u konfirmua identiteti. Couzens dyshohet se e ka rrëmbyer dhe varrosur Sarën, me bashkëpunimin e bashkëshortes së tij.

Lajmi ka tronditur të gjithë vendin sepse Couzens, përveç se një përfaqësues i forcave të rendit, ka punuar si roje jashtë parlamentit dhe kryeministrisë.

Por dhe pranë ambasadës amerikanë në jug të Londrës, në zonën ku u zhduk Sara. Ditën e zhdukjes së Sarës ai ndodhej pikërisht aty me shërbim.