15:47 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / FR

Rrëmbeu një 19 vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet një person në Ferizaj

Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka rrëmbyer një person në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se një 19 vjeçare ishte rrëmbyer me forcë në Fushë Kosovë nga i dyshuari GJ.H, i moshës 23 vjeçar dhe se ajo ishte në një pikë karburanti në fshatin Bibaj të Ferizajt, që i dyshuari e kishte sjellë me një veturë dhe ishin ndaluar aty.

Ekipe të policisë menjëherë ishin nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin GJ.H, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimën femër të dalë jashtë.

Tutje, Policia ka njoftuar se në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.