Rrëmbim në Graçanicë – Policia heton rastin

Një rast rrëmbimi dhe kanosjeje është raportuar mëngjesin e së dielës në Graçanicë, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 05:30, një person i dyshuar, mashkull kosovar, ka rrëmbyer dhe kanosur një tjetër person.
Fatmirësisht, viktima ka arritur të largohej nga i dyshuari, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njësitë relevante janë duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin./IndeksOnline/