75 Mall Live Search
13:23 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Rrëmbimi i dy personave në Novobërdë, arrestohet edhe një grua

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Stanishor të Novobërdës, dy prej tyre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pasi dyshohen se kishin rrëmbyer dy persona, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Përveç këtyre, dje është arrestuar edhe një grua, lidhur me këtë rast, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Novobërdë, 16.02.2021 – 22:00.”Lidhur me rastin më 18.02. 2021 është arrestuar edhe një e dyshuar femër kosovare dhe ajo pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në këtë raport.

Vëllai i viktimës, i cili është po ashtu shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Kumanova ka ka raportuar Policinë e Kosovës në Gjilan se një person i panjohur i kishte dërguar një video ne telefon të dy viktimave se ata po i mbanin në një objekt e ku shiheshin të lidhur. Po ashtu ai tha se aty shihej edhe një femër.

(Njëra nga ta Femër M.I. 1990 “Prishtinë), ndërsa 2 prej tyre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, (V. K. (1978) dhe B.N.(1991) pjesëtar i Policisë së Kosovës), i dyshimti tjetër F. S. me banim në Drenas (1991), V. K. (.1989) . Me këtë rast si prova materiale janë gjete dhe konfiskuar nga Policia e Kosovës: dy (3) armë (revole) nga të cilat (2) revole zyrtare. Dy palë pranga plastike. Dy vetura pronë e të dyshimtëve. Dhe prova të tjera materiale”, thuhet në komunikatën e 16 shkurtit të Policisë së Kosovës.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa dy të dyshuarit, të cilit janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar për 48 orë.