Rrëmbyen një person në Veternik, arrestohen katër persona – I përfshirë edhe një polic

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar katër persona si të dyshuar për rrëmbimin e një personi në Veternik të Prishtinës.
Sipas njoftimit të IKP-së, dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një polic.
Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.
Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arritur të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).
Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor.
Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.
Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë.