Rrëmuja me parkingje në Prishtinë, komuna merr masa

Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim lidhur me rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, pas rrëmujës që tashmë është shkaktuar.
Ndër masat që janë ndërmarrë është që çdo parking privat duhet të aplikojë për leje, që do të jetë e përkohshme, kriteret e së cilës do të përcaktohen në aktin administrativ që e lëshon Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.
Ndërsa nuk do të lejohen të operojnë parkingjet që kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin, ato që janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftim për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet
Për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje – veçanërisht ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra – Kryeqyteti ka ndërmarrë masa të menjëhershme për rregullimin e tyre.
Çdo parking privat duhet të aplikojë për LEJE, që do të jetë e PËRKOHSHME, kriteret e së cilës do të përcaktohen në aktin administrativ që e lëshon Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.
Nuk do të lejohen – të operojnë parkingjet që:
• Kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin!
• Janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike!
Qëllimi: më shumë rend, siguri dhe mbrojtje të hapësirave publike e mjedisit.
Çdo parking privat duhet të aplikojë për LEJE, që do të jetë e PËRKOHSHME, kriteret e së cilës do të përcaktohen në aktin administrativ që e lëshon Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.